Highlight Të tjera

Kurrë mos u dorëzo: Si e gjeta fuqinë në momentet më të këqija të jetës sime

mos u dorëzo

Kur mbusha 8 vjet, më dërguan në një qendër rehabilituese të shëndetit mendor për 3 vite, për një krim që nuk e kisha bërë unë.

Unë vi nga një familje e madhe. Jam njëri ndër 7 fëmijët, të gjithë djem dhe një vajzë. Edhe pse kujtoj momente të mira të jetës time, shumica prej tyre ishin dërrmuese dhe jo aq të mira.

Atë natë shtëpia mori zjarr. Nuk e bëra unë, por për arsye shumë të gjata për tu shpjeguar, unë e mora fajin. Sa më shumë që protestoja për pafajësinë time, aq më shumë prindërit, policia e doktorët nuk më besonin. Rezultati: më dërguan në një institut mendor.

Ditën e parë e kalova në këtë institucion me torturë. Dhoma ishte e mbuluar me një tepih të vjetër, me erë myku. Një rrjetë mbulonte dritaren, ku kalonin doktorët e më shikonin si një mi laboratori.

Në tokë shtrihej një thes boksi, për të shfryrë mllefin. E godita sa munda. Lotët dolën nga sytë e mi, dhe isha shumë i zemëruar me Zotin që ma solli këtë situatë.

E godita atë thes boksi deri sa isha shumë i lodhur. Kollapsova mbi të, e sytë e mi kaluan përtej rrjetës në dritare, e pashë një infermiere që po më shikonte, e shkruante diçka në librin e saj. E shikova me shumë inat që vinte thellë nga zemra ime.

E thashë me zë të madh, “Zot”, “nëse nuk më nxjerrë nga këtu, nëse nuk bën që e gjithë kjo të përfundojë, nuk do të besoj në ty, do ta di që jam vetëm në këtë botë.”

Kështu mbylla sytë, e u zhyta në gjumë të thellë, mbi thesin e fryrë.

U zgjova ditën tjetër, dhe prapë isha aty. E kuptova se aty do të isha për shumë shumë gjatë. Pastaj kuptova diçka tjetër. Kuptova se isha vetëm, e kështu mora forcë. E dija që askush nuk do të vinte të më shpëtonte.

Në fillim, goditja dyert e bërtisja “nuk e bëra unë, nuk e bëra unë”, tani e kuptova se dukesha si i çmendur. Pastaj, pretendova se në të vërtetë isha unë ai që i vura zjarrin asaj shtëpie, e pastaj doktorët besuan që po bëhesha më mirë. E kështu pas 11 muajsh ata më liruan.

Por një muaj më vonë, vëllai im i vuri përsëri zjarrin shtëpisë, dhe prapë më dërguan në këtë institut mendor. Por prapë vendosa të mos dorëzohesha.

Tashmë jam 36 vjeçar. Fitova lirinë time, dhe e provova që jam i pafajshëm. Edhe pas kësaj, ndonjëherë ndihem i dobët emocionalisht, fizikisht e mentalisht.

Mirëpo sa herë që gjërat të shkojnë keq, gjithmonë më kujtohet vetja ime kur isha i ri duke thënë “Unë do t’ia dal!” Kjo ishte e gjitha që më duhet për ta tejkaluar çdo gjë.

Prandaj kurrë mos u dorëzo. Kurrë mos hiq dorë nga vetvetja.

Nëse jeni prind, kurrë mos hiqni dorë nga fëmijët tuaj. Çdo situatë është e ndryshme, dhe e dhimbshme, por asnjëherë mos humbni shpresën se një ditë do të bëhet më mirë.

Kurrë mos e humb shpresën që ditë më të mira janë afër!