shoqe

Highlight

Kur të konsideron një shoqe si “kërcënim”?

By Bleona Foniqi

October 03, 2018

Cila është formula që bën një grua të duket ‘kërcënuese’ për të tjerët? Sidomos në shoqëri? Këtu keni 5 gjëra!

1. Bukuria;

Deshët apo s’deshët ta pranoni, ju qetësisht gjykoni miqtë tuaj në bazë të perceptimit tuaj për bukurinë. Sa më e bukur që jeni, aq më shumë do të konsiderohesh nga gratë e tjera si “kërcënim”.

2. Inteligjenca;

Jini të mençur e përplot vetëbesim, por mos u bëni një “unë I di të gjitha”. Njerëzit që tentojnë të duken “tejet” inteligjent zakonisht anashkalohen nga të tjerët që thjeshtë kanë dalur të shijojnë një gotë.

3. Karriera;

Ju mund të jeni një grua që nuk bën gabim në punën e saj. Jepni këshilla mbi suksesin që keni arritur. Tejkaloni mburrjet.

4. Vetëbesimi;

Pëlqeni veten tuaj dhe atë që jeni, por rrini larg arrogancës. Të tjerët nuk duan të rrinë me një grua që ka tejkaluar limitet e vetëbesimit.

5. Veshja;

Kur shoqja juaj është veshur në disa pantallona të rehatshëm, e ju keni veshur një fustan të ngushtë e take të larta, ankthi do ta kaplojë menjëherë. Vishuni ashtu si dëshironi, por gjithmonë duke iu përshtatur rastit!