Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Kur të ecën mirë, atëherë do të ecë edhe më mirë!

pozitivitet

Kur qëllimisht do të kërkoni aspekte pozitive në çdo situatë, në njëfarë mënyre ju vini valët e juaja të vibrimit te aspektet më pozitive të gjithçkaje. Dhe natyrisht, mund ta vini vetën edhe në valët negative.

Shumë njerëz luftojnë në një qasje të vetë kritikës si pasojë e krahasimeve negative, që u drejtohen nga prindërit, mësuesit dhe nuk ka asgjë më të dëmshme për aftësinë tuaj për të tërhequr pozitivisht sesa qëndrimi negative ndaj vetës.

Kështu duke zgjedhur ndonjëherë një subject ndaj të cilit keni pasur më pak mendime negative, mund ta vini vetën në një frekuencë për t’u ndier më mirë, dhe atëherë nga ajo pikë e të ndierit më mirë, ndërsa i ridrejtoni mendimet ndaj vetës, do të gjeni më shumë aspekte pozitive për vetën se zakonisht. E kur të gjeni më shumë aspekte pozitive të botës që ju rrethon, do të filloni të gjeni më shumë aspekte pozitive për vetëveten. Dhe pasi të ketë ndodhur kjo, do të bëhet edhe më e lehtë për ju të gjeni më shumë pozitivitet në botën tuaj.

Kur për vetën tuaj gjeni gjëra të cilat nuk ju pëlqejnë, do të gjeni më shumë gjëra të tilla tek të tjerët. Atëherë thoni “Kjo punë po shkon keq e më keq”, por që kjo fjali të jetë e vërtetë ju duhet së pari të kërkoni gjëra pozitive tek vetja ose të tjera që ju të ndesheni me fjali të llojit “Kur të ecën mirë, atëherë do të ecë edhe më mirë!”