Highlight Shëndeti

Kur është koha më e mirë për të marrë vitaminat?

vitaminat

A e dini se koha më e mirë e ditës për të marrë vitaminat tuaja varet nga lloji i vitaminës ose mineralit që merr?

P.sh nëse përdorni vitaminë B, atëherë duhet ta merrni që në mëngjes me ushqim, me qëllim që gjatë ditës të absorbohet më lehtë dhe kështu parandaloni efektet anësore. Por, këtu duhet të kini parasysh se kafeja është e ndaluar në mëngjes nëse po merrni vitamina. Sepse, kafeina mund të ndërhyjë në shumicën e mineraleve dhe t’ju zbehë efektin atyre.

Më poshtë gjeni një listë me vitamina, dhe kohën më të përshtatshme për ti marrë ato.

Vitamina D:

Vitaminën D është e rekomanduar që të merrni me ushqim që ka yndyrë dieteale, pasi është një vitaminë e tretshme yndyre dhe  trupi juaj ka nevojë për biliare të tretjes për ta absorbuar atë.Konsumoni ushqime si mishi, vezët, avokado.

 

Magnezi:

Llogaritet se një  në tre persona nuk merr magnez të mjaftueshëm përmes ushqimit aktiviteti fizik mund të zvogëlojë nivelin e magnezit deri në 20 përqind. Mos pini kafe në kohën e ushqimit dhe shmangeni atë sa më shumë nga koha e ushqimit dhe marrjes së magnezit.

 

Hekuri.:

Një në katër nga popullsia e përgjithshme në Botë ka mungesë të hekurit dhe statistikat tregojnë se më shumë këtë mungesë e kanë femrat.Merrni sa më shumë ushqim sidomos diçka që përmban vitaminë C, si limoni, portokalli, brokoli, kivi, ose kapsiku për tretje më të mirë.

 

Vitex:

Kjo barishte është përdorur me mijëra vite për të përmirësuar sistemin reproduktiv të femrës, por gjithashtu edh të meshkujve. Këtë bar është më së miri ta merrni me rekomandim të mjekut dhe të konsultoheni më të për mënyrën e përdorimit, për të arritur efektin e dëshirueshëm.