Nutella

Receta

Kupëzat Nutella me vetëm 3 përbërës (muffins)

By Bleona Foniqi

May 29, 2017

Kjo është receta më e shpejtë dhe më e lehtë që mund të gjeni ndonjëherë dhe patjetër që do të jetë jashtëzakonisht e shijshme. Ju nuk do ta besoni por ju duhen vetëm tre përbërës për të bërë këto kupëza. Ata përbërës janë:

400gr Nutella; 3 vezë; 1 gotë miell;

E lëshojmë furrën në 180 gradë. Tundim vezët dhe nutellën për 2 minuta dhe më pas me mikserin në shpejtësi më të ulët hedhim miellin gradualisht. I vendosim kupëzat në format e tyre dhe i vendosim në furrë për 15-20 minuta. Ju mund ti dekoroni ato me çfarë të doni. Kënaquni me kupëzat tuaja të shpejta e të lehta!