Dashuria Highlight

Ku ka humbur dashuria?

dashuria

Dashuria, një ndër ndjenjat më të bukura. Prezenca e saj kthen çdo moment të jetës sonë të mbushur me gëzim ose hidhërim. Kur ua dedikojmë jetën tonë dashurisë, partnerit, ose kur humbasim një person të dashur për ne.

Njerëzit kanë vdekur për ty, njerëzit kanë mëkatuar për ty, kanë përdorur emrin tënd në dëshpërim. Shpesh thuhet se dashuria sjellë botën vërdallë.

Gjatë kohës, ne humbasim rrugën tonë. Kemi bërë shumë arritje në teknologji në kohët e fundit. Mund të bëjmë gjëra që nuk I kemi menduar kurrë që mund të bëhen e as që janë menduar ndonjëherë nga dikush!

Mund të komunikojmë me pajisje të panumërta, e prapë mezi flasim e rrallëherë dëgjojmë.

Mund ti sillemi rreth planetit në kohë rekorde, dhe prapë kalojme pranë njëri tjetrit dhe nuk flasim. Mund të përgatisim n jë vakt të nxehtë në disa minuta- dhe prapë nuk ulemi të hamë bashkë.

Kemi shkuar kaq larg por ku kemi arritur? Një botë ku një moment kënaqësie i vetëm kontrollon gjithë ekzistencën tonë.

Ka ende disa nga ne që vlerësojmë punën, familjen e suksesin. Ka shumë prej nesh që ende dimë që dashuria sjellë botën vërdallë. Por është në duart tona të trajtojmë personin tjetër me dashuri, dhe të kuptojmë se ende ka njerëz të mirë në këtë botë!