Dashuria Highlight

Ku është dashuria? Letër e hapur dashurisë

dashuri

E dashur dashuri,

Ti ke emocionet më të mëdha. Prania dhe kuptimi yt i jep shpirt momenteve më të rëndësishme në jetën tonë, qoftë përmes gëzimit apo dhimbjes. Kur ne vendosim për që duam, qoftë  martesë, kur bëhemi prindër, apo  kur humbim një person të dashur, qoftë vdekje apo largim me dëshirë, ti je ajo që mban gjallë shpresat dhe shpirtin.

Njerëzit kanë vdekur për ty, njerëzit janë mëkatuar për ty, e ndonjëherë e kanë përdorur emrin tënd kot. Shpesh thuhet se ju jeni ajo që bëni botën të lëvizë. Pra, si emocioni, më i veçanti i jetës, ndjenja e ndjenjave, shiko njerëzit, burrat dhe gratë të habitur, të papërgjegjshëm, pa mirësi dhe të tronditur.

Kur e sheh gjendjen aktuale të kësaj bote, duhet të pyesësh veten: “çfarë ka ndodhur”?

Derisa sheh gjërat e tmerrshme që i bëjmë njëri-tjetrin dhe planetit tonë, ju duhet të ndiheni e harruar. Unë e kuptoj, shpesh më vjen turp, dhe në emër të botës, kërkoj falje. Unë sinqerisht kërkoj falje. Unë gjithashtu mendoj se mund ta shpjegoj, ndoshta. Unë nuk jam një person i urtë, as nuk jam i përsosur me asnjë gjë. Unë mund të di të paktën pjesërisht,  disa nga ato që kanë ndodhur, ku dashuria ka mbetur në zemër vetën në formë të reve.

Shiko, me kalimin e kohës, kemi humbur rrugën tonë. Ne kemi bërë mrekulli, përparime në teknologji gjatë viteve të fundit. Tani mund të bëjmë gjëra që dikur nuk mendohej se ishin të mundura. Ne mund të komunikojmë në çast me pajisje të panumërta, megjithatë ne vështirë se flasim dhe pothuajse nuk e dëgjojmë askënd.

Ne mund të përgatisim një vakt të nxehtë në minuta, megjithatë ne mezi  ulemi  për të ngrënë së bashku. Ne kemi mundësi të pafundme për të lexuar libra, megjithatë ne rrallë lexojmë për vete, njëri-tjetrit sidomos fëmijët tanë.

Ne kemi mbërri diku ku nuk e dimë as vet…

Një botë ku kënaqësia e menjëhershme rregullon vetë ekzistencën tonë. Vlera në ndërtimin e diçkaje, çdo gjë e vlefshme (një familje, një martesë, një marrëdhënie me fëmijët tanë, një biznes që shton vlerën e komunitetit dhe jetën e atyre në komunitet), na ka lënë. Nëse nuk nxjerrim ndonjë gjë nga ajo shpejt, ne largohemi. Ashtu të trishtuar, të gjitha shpresat na humbin shpejt.

Ka nga ata që ende e vlerësojnë punën e madhe, familjen dhe shpërblimin me sukses në jete. Ka shumë që ende e dinë se dashuria e bën botën të mbahet  dhe që ne kemi nevojë gjithmonë për ju.

 

 

Ka dhe të tjerë që janë të vetëdijshëm se mediet sot shpërfaqin urrejtje dhe jo dashuri.

Por na takon ne ta trajtojmë njëri-tjetrin me Ty Dashuri.

E dashur Dashuri, mos na le derisa brenda nesh ende ka mundësi për ndryshim, ripërtëritje, falje,mirësi dhe emocion.