Highlight Storie Inspirimi Të tjera

            Krijuesi i jetës juaj jeni ju

jeta


Krijuesi i jetës tuaj jeni ju, ju nuk krijoni për shkak të veprimeve që duhet ti bën, as për shkak të punës që keni. Ju krijoni për shkak të mendimeve tuaja.

Ju nuk mund të flisni apo ta bëni një veprim pa ndodhur së pari një lloj vibrim-mendimi në të njejtën kohë. Foshnjat ose fëmijët mësojnë të imitojnë veprimet e të rriturve që i rrethojnë për shumë kohë përpara se të mësojnë të flasin.

Secili mendim ka frekuencën e vet të vibrimit. Secili mendim që jepni, qoftë kur ju ka ardhur nga mendja, qoftë si ndikim nga dikush tjetër apo edhe po të jetë një mendim që ka dalë si ndërthurje e dickaje të cilën ju po e mendonit dhe diçkaje që dikush tjetër po e mendonte pra cilido mendim që po ju lëviz tashti, është vibrim në një frekuencë vetjake, dhe prej Ligjit të Tërheqjes ai mendim tashti po tërheq një mendim tjetër që është Përputhja e tij vibruese. Dhe tani këto mendime të ndërthurura vibrojnë në një frekuencë, e cila është më e lartë sesa mendimi që erdhi më parë; tash prej Ligjit të Tërheqjes do të tërheqin një tjetër e një tjetër pas tij, derisa më në fund mendimet do të jenë aq të fuqishme saqë tërheqi një situatë të jetës reale.

Gjithë njerëzit, rrethanat, ngjarjet dhe situatat tërhiqen drejt jush nga fuqia e mendimeve që po mendoni. Kur ta kuptoni se jeni duke menduar ose duke i vibruar gjërat që të vijnë në qenie, ju mund të zbuloni një zgjidhje të re brenda jush për t’i drejtuar më qëllimisht mendimet tuaja.