Highlight Modë & Bukuri

Krijoni këtë balsam për buzë më të bukura

Krijimi i një balsami për buzë të buta e të bukura është shumë i lehtë. Ka shumë mënyra për ta bërë një balsam buzësh, zakonisht ky përmban vaj, dyll bletësh dhe një shije sipas dëshirës. Eksperimentoni dhe shikoni se cilat pëlqeni më shumë. Përdorni cilindo nga këto vajra: vaj kokosi, vaj ricini, vaj bajamesh, vaj luledielli, vaj jojoba, vaj ulliri, vaj shea etj. Shikoni më poshtë tre receta për të krijuar balsamin tuaj të preferuar që nuk do ta ndërroni më.

1.  Balsam buzësh me shije çokollate;

lugë çaji dyll bletësh;
1 lugë çaji gjalpë kakao;
vaj kokosi ose bajamesh;
1 kapsulë vitamin E;
3-6 grimca çokollate.

Ngroheni vajin dhe dyllin e bletës derisa të shkrihen. Shtoni vitaminen E dhe çokollatën. Përzieni mirë. Vendosni në kuti balsami dhe lëreni të ngrihet vet.

2. Balsam buzësh me mjaltë;

2 lugë çaji dyll bletës;
7 lugë çaji vaj bajamesh;
1 lugë çaji mjaltë;
1 kapsulë vitamin E;

Ngroheni dyllin e bletëve dhe vajin deri sa të jenë shkrirë. Shtoni përbërësit e tjerë. Përzini mirë. Vendosni në kuti balsami.

3. Buzëkuq shkëlqyes;

4 lugë gjelle vaselin;
1-2 lugë gjelle xixëllima;
½ lugë çaji buzëkuq;
10 pika vaji;

Shkrijeni vaselinën dhe buzëkuqin. Shtoni vajin dhe xixëllimat. Përzieni mirë. Xixëllimat mund ti përdorni të njëjtat që përdoren për ëmbëlsira.