Highlight Meditimi

Krijoni hapësirën tuaj të meditimit

meditimi

Nëse nuk keni gjetur vendin tuaj ideal për të medituar, atëherë ju mund ta krijoni atë. Shikoni disa mënyra për të ju ndihmuar se si duhet të duket vendi juaj i meditimit dhe i relaksit.

1. Aroma;

Rregullojeni ambientin tuaj që të mbajë aromë të mirë. Një aromë e mirë ju dërgon nëpër kujtime të bukura dhe destinacione të ndryshme në mendjen tuaj, po ashtu do t’ju bëjë gati që  të krijoni një shprehi meditimi.

2. Zëri;

Zgjidhni një zë apo muzikë në prapavijë që t’iu ndihmojë të relaksoheni. Të gjithë do të donim një meditim të qetë e pa asnjë zë cdo ditë, mirëpo kjo është shumë e vështirë për tu arritur. Prandaj zgjidheni një audio të lehtë ta vendosni në prapavijë me një volum të ulët, dhe do t’iu ndihmojë që ju të ndiheni më të qetë e të filloni meditimin.

3. Planifiko vendin e uljes;

Ju kurrsesi nuk duhet të ndiheni jo rehat gjatë kohës suaj të meditimit. Shumë meditues ulën në jastëk të butë, batanije ose karrige. Gjeni një vend të përshtatshëm ku të uleni, dhe ku do të ndiheni rehat gjatë meditimit.

4. Krijoni një pamje relaksuese;

Largoni të gjitha gjërat që mendoni se do t’ju sillnin stres momentin që hapni sytë. Pastrojeni ambientin tuaj dhe ndihuni rehat me atë që keni para fytyrës suaj.

5. Shijojeni këtë kohë;

Bëjeni që kjo kohë të vlejë për ju. Pushoni dhe ndihuni të qetë!