Highlight Të tjera

  Kompania që po kërkon aplikantë për të pirë shumë alkool

alkool

Alkooli është i vjetër sa edhe vet njerëzimi, sa që deri më sot për të janë shkruar histori të ndryshme. Ndërsa sot vjen një lajm i çuditshem por edhe sfidues. Është  StagWeb.co.uk, kompania që po kërkon aplikantë për të pirë shumë alkool.

Kompania që po kërkon aplikantë për të pirë shumë alkool, ka publikuar në StagWeb.co.uk disa pozita pune të lira në uebfaqen e tyre, duke i bërë kështu ato disa nga pozicionet më të çuditshme pune në botë. Ata po kërkojnë disa “testues uiski” .

Një punë mjaft e çuditshme, por që nuk kërkon eksperiencë!

Ky testus uiski duhet të plotësojë disa kushte:

Duhet të jetë mbi moshën 18 vjeçare;
Duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë;

(Nuk ka nevojë për eksperiencë punë dhe pozita është me gjysmë orari).

Në ndër punët e tjera të çuditshme radhitet edhe puna e cila kërkon që të luash lojën FIFA, dhe do të paguheni për rreth $15 për një orë “punë”.

Për të qenë një trajner i lojës FIFA ju duhet të tregoni aftësitë e juaja në këtë lojë. Për të konfirmuar se ju jeni lojtari i vërtetë ju duhet ta verifikoni përmes fotografisë suaj.

Të jesh një trajner i lojës FIFA do të thotë të luash lojën me klientët e tu ashtu siç duan ata.

A është ndonjëra nga këto punë për ju?