Receta

Kokteje birrash për të cilat nuk keni dëgjuar më parë

kokteje birrash

Në ditët e nxehta të verës birra është pija e adhuruar e shumë kujt. Një gotë birrë në ditë është më se e këshillueshme edhe nga shumë dietologë. Ajo forcon kockat, përmirëson metabolizmin, sistemin imunitar dhe për më tepër të freskon dhe largon etjen. Një gotë birrë mund të shijohet mjaft mirë, sidomos në vaktin e drekës e shoqëruar me pjatën tuaj.

Në vazhdim ju prezantojmë disa lloje koktejesh të birrës për të cilat nuk keni dëgjuar më parë e që patjetër duhet ti provoni.

Birrë më vishnje të freskëta

Vishnje të freskëta ka vetëm disa javë në verë prandaj shfrytëzojeni rastin . Shtoni edhe pak lëng portokalli për të arritur një shije tejet të veçantë.

Koktej Cmpari Ipa Spritzer

Krijoni një shije pak më të hidhur  duke e kombinuar birrën  me alkool.  Për këtë është e përkyer Cmpari Ipa Spritzer. Kombinojeni me copa limoni dhe akulli. Nuk do të zhgënjeheni.

Birrë më dredhëza

Nuk e keni provuar më parë, por ky koktej do të jetë perfekt për ju. Koktej me luleshtrydhe me birrë gruri është ideale për një ditë të nxehtë vere. Thjeshtë përzieni me mikser luleshtrydhet dhe hidhni birrën, përzieni mirë dhe shijojeni.

Birrë më çokollatë

Një birrë e mirë ka nevojë për çokollatë e përbërës të tjerë të ëmbël. Provoni të bëni një koktej birre me çokollatë, shtoni pak kokrra kafe dhe përbërës të tjerë të ëmbël e të shijshëm.