Lifestyle

Koda Zome, veranda në ajër që do ta doni përgjithmonë

Për këtë verandë nuk do të keni asnjëherë pishman pse keni shpenzuar. Është vendi që do ta dojë e gjithë familja. Në veçanti mbrëmjeve të qeta të verës. Pa dyshim që ata që jetojnë në hapësira me shumë gjelbërim e natyrë do ta kenë edhe më përrallore këtë verandë.

Në një vend si ky mbrëmja e juaj do të jetë ideale. Në shoqërinë e një gote plot verë apo edhe shoqërinë e librit tuaj të preferuar.

Bëhuni gati për këtë verandë dhe merreni seriozisht investimin për një në oborrin e shtëpisë tuaj. Apo në ballkonin ose në shtëpizën tuaj të pushimeve në mal.

Kjo pushimore që ngjitet vetëm në një litar do të ruaj mjaftueshëm baraspeshën. Ju asnjëherë nuk do të lodheni për të menduar nëse gota juaj do të derdhet. E do të ndotë rrobat e jastëkët e verandës suaj.

Ajo është e dizajnuar të mbajë deri në katër persona të rritur më korniza të çelikta dhe me një dyshek të madh. Si dysheku në mes ashtu edhe jastëkët anësore janë të veshur me material. Material që nuk e përthith shiun. Kështu që ju nuk do ta keni problemin e lënies së kësaj verande në ambient jashtë.

Kjo verandë është vendi ideal për ta kaluar një natë të ngrohtë verë me të dashurin tuaj, fëmijët apo edhe miqtë tuaj.