Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

Kjo është dërrasa perfekte për djathrat tuaj

djath

A jeni një person që pëlqeni djathërat dhe llojet e shumta të tyre? Atëherë jeni në vendin e duhur. Kjo është dërrasa perfekte për të krijuar në qoftëse keni thirrur ca miq për të pirë një gotë vere e për të shijuar një meze të lehtë e të shijshme. Shikoni se cilat djathëra shkojnë mes vete dhe me çka duhen të kombinohen.


Hapi 1: Zgjidhni 3-4 lloje të djathrave. Një djath të butë, një lloj pak më të fortë, një lloj gjysmë të fortë, dhe një lloj djathi të fortë. Disa nga këto lloje përfshijnë : Gouda, Gorgonzola, Parmezan etj.

Hapi 2: Zgjidhni disa produkte mishi që shkojnë në dërrasën tuaj, si lloj përshutash viçi, pule sipas shijës suaj.

Hapi 3: Zgjidhni disa grisina të pjekura si bukë të vogla, shkopinj të gjatë etj.

Hapi 4: Mbusheni dërrasën me fruta të tharë; Për një dërrasë sa më të hijshme provoni frutat siç janë rrushi, dredhëzat, boronicat apo fruta të tharë si arra, fëstek etj.

Hapi 5: Në fund shtoni disa pjata të vogla me ullinj, speca djegës, ose më të ëmbla sikur mjaltë etj. /Unik Portal/