Highlight Shëndeti

Kjo është arsyeja pse nuk duhet të hidhni asnjë qese çaji të përdorur!

Çaji

Çaji është i mrekullueshëm. Mund ta pini kur të zgjoheni apo para se të flini.

Çaji ju sjellë shumë benefite shëndetësore.

Nëse përdorni qese apo filtër çaji rregullisht, atëherë ju duhet të dini që ato kanë edhe përdorime të tjera të shumta, që do t’iu tregojmë sot.

Mbrojnë bimët;

Nëse keni një kopsht, atëherë kjo këshillë është për ju. Vendosni ca qese çaji të përdorura afër bimëve tuaja. Substancat që gjinden brenda do t’iu ndihmojnë bimëve tuaja të rriten më shpejtë.

Largojnë minjtë, merimangat dhe insektet e tjera;

Nëse keni probleme me të lart-përmendurat atëherë qeset e përdorura të çajit do t’iu ndihmojnë me këtë gjë. Minjtë e insektet e urrejnë aromën e cajit, prandaj do të largohen nga vendi ku i keni vendosur.

Largojnë aromat e këqija nga vetura;

Qeset e cajit ndihmojnë poashtu në largimin e aromës së keqe në veturën tuaj. Vendosni ca qese caji në veturën tuaj dhe do të lëshojnë aromë të mirë.

Largojnë aromat e këqija nga frigoriferi;

Pavarësisht sa mundohemi të kujdesemi që frigoriferi ynë të mos marr ndonjë aromë, ushqimet e caktuara prapë bëjnë që kjo të ndodhë. Qeset e çajit janë shpëtimi!