Highlight Ushqehu shëndetshëm

Kjo është ajo që ha gjatë ditës Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump

Melania Trump

A keni vënë re se në sa formë të mirë është Zonja e Parë?

Kjo është ajo që Melania Trump, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ha gjatë gjithë ditës:

Zonja e Parë, zakonisht ha për mëngjes diçka të lehtë. Shpesh një lëng të shtrydhur.

Ajo shpërndau në Facebook rutinën e saj të mëngjesit. Ish-modelja bën një ‘smoothie’ pothuajse çdo mëngjes me fruta dhe perime organike, të përziera me jogurt pa yndyrë, me ca vaj ulliri, vaj të farave të lirit, shtesa të omega 3 dhe vitamin D.

Ajo jo gjithë herë fillon ditën me një smoothie. Ndonjëherë ha edhe tërshërë për këtë vakt kaq të rëndësishëm të ditës.

Melania ha shumë fruta, pothuajse 7 në ditë. Mund t’iu duket shumë mirëpo asaj I është përshtatur kjo rutinë. Dhe frutat natyrisht që njihen për vetitë e tyre të dobishme për shëndetin.

Sidoqoftë, kur bie puna tek perimet, ajo nuk është edhe një fanse aq e madhe. Asaj nuk I pëlqejnë disa nga perimet, sidomos qepët.

Edhe pse Zonja e Parë kujdeset që shumicën e kohës të hajë shëndetshëm, nuk përjashton mundësinë e të ngrënit ushqime të shpejta ndonjëherë.

Asaj I pëlqen të vizitojë restaurantet e ndryshme në New York, dhe pjata e saj e preferuar është ,chicken parmigianino’ në Jean Georges.

Ajo tha për Refinery 29 që nuk është fanse e dietave. Thjesht pëlqen të hajë shëndetshëm për shkak se ndihet më mirë dhe më energjike.

Kur bie puna tek vitaminat, Melania shprehet se ato janë një pjesë e rëndësishme e rutinës ushqimore të saj. Por jo vetëm ushqimore por edhe bazë e bukurisë së saj. Vitaminat që ajo përdor më së shumti për lëkurë janë A, C, E dhe I.

Në fund të fundit çdo gjë duhet të hahet me modesti, sipas saj.