Dashuria Highlight

Këto shenja tregojnë se ju jeni bërë për njëri tjetrin!

Të qenit i/e çmendur në dashuri është një nga përvojat më magjike në jetë. Pyetjet që ju shkojnë nëpër mendje kur njoftoni dikë të ri janë: Të qëndroni apo të mos qëndroni? A është ai/ajo apo jo?A mund të jetë shpirti im binjak?

Ju nuk e dini gjithmonë nëse jeni “të bërë për njëri-tjetrin”.

Pra, si  përgjigjeni vetës në ato pyetje?

Ndonjëherë përgjigjja është po aq e thjeshtë sa të rikthehesh dhe të hapësh zemrën tënde për atë që është para jush.

  1. Ju rrëfeni lirshëm për njëri tjetrin;

Nëse ju jeni hapur shumë me njëri tjetrin, dhe po tregoni çdo gjë mbi ju, atë që dëshironi dhe për personalitetin tuaj dhe nëse partneri po i pranon këto si vlera tuaja, kjo është një shenjë se ju po shkoni shumë mirë me njëri tjetrin dhe se mund të jeni krijuar për njëri tjetrin. Dashuria e vërtetë lulëzon vetën në raste të tilla. Nëse ju rrëfeni pa frikën se do të kritikoheni atëherë duhet të dini se ky njëri është krijuar për ju.

  1. Vlerësimi është i ndërsjellë;

Vlerësimi i ndërsjellët kërkon një nivel të pjekur besimi dhe respekti. Respekti kërkon ndershmëri. Forma më e mirë e dashurisë është se si sillesh me një tjetër në një marrëdhënie. Respekti fitohet,prandaj ju jeni të vetëdijshëm për këtë dhe gjithmonë ofroni respekt, dhe njëjtë shpërbleheni.  Ju ndiheni të sigurt në këtë marrëdhënie sepse e dini mendimin e tij/saj për ju.

  1. Liria është e rëndësishme për të dy!

Ju dëshironi të kaloni kohë me njëri-tjetrin, por gjithashtu kërkoni hapësirë ​​të mjaftueshme. Nuk keni vërejtur shenja  xhelozie në marrëdhënie. Nuk i jeni rikthyer të kaluarës, lidhjeve të shkuara dhe asnjëherë nuk mendoni për këto gjëra. Po ashtu të dy jeni të lirë të kaloni kohë edhe me shoqëri dhe e dini se kur takoheni asnjëri nuk mban mëri për këtë. Sigurisht ju e dëshironi praninë e njëri tjetrit, por në anën tjetër e dini që ruajtja e raporteve të shëndosha me miq, kolegë dhe shoqëri është tepër e rëndësishme për përmbushje.

  1. Jeni të lumtur së bashku.

A qeshni vazhdimisht kur jeni së bashku? A ndiheni të plotësuar kur jeni me njëri tjetrin? Epo dashuria e vërtetë nuk është ndryshe.

“Askush nuk mund të jetë dielli, hëna apo yjet tuaj derisa të keni botën tuaj.” ~ K. M. Docherty

  1. Bëni cdo gjë për njëri tjetrin;

Të dy ju ndihmoni njëri-tjetrin për të arritur versionet më të mira të mundshme të vetes. Ju bëheni hulumtues dhe aventurierë në gjetjen e mënyrave për t’i sjellë gëzim njëri-tjetrit. Ju pranoni gjithçka për njëri-tjetrin pa u ndjerë të gjykuar. Nëse marrëdhënia juaj bazohet në admirim dhe frymëzim për njëri-tjetrin, ju keni gjetur një gur i çmuar.

Nuk ka asnjë udhëzues ideal për marrëdhëniet, por këto shenja do të ndihmojnë që të filloni të krijoni një lidhje të shëndetshme. Në fund të fundit, zemra juaj do t’ju njoftojë kur të gjeni personin e duhur.