Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Këshillat e Jessica Albas për sukses në biznes!

Jessica Alba

Jessica Alba është ndër aktoret më të njohura në botë. E dashur dhe e  suksesshme  ajo luan në shfaqje televizive dhe është pjesë e shumë filmave dhe vitet e fundit e ka dëshmuar vetën edhe në botën e biznesit, si themeluese dhe udhëheqëse të startup-eve.

Alba është drejtuese kreative e kompanisë “The Honest”, e cila krijon dhe shet mallra jo-toksike të tilla si pastrues lavanderie, produkte kozmetike dhe produkte për fëmijë dhe ishte vlerësuar kohët e fundit në 1.7 miliardë $.

Gjëja e parë që duhet të dini sipas Jessica Albës është se ju duhet të jeni të përfshirë në të gjitha aspektet e biznesit tuaj, nga strategjita e marketingut deri te planifikimet e tjera të nivelit të lartë.

Unik Portal ju sjellë këshillat e Jessica Albes për fillimin e një biznesi sukseshëm:

Investoni në stafin tuaj

Alba thotë se ndërtimi i një biznesi i ka mësuar vlerën e investimit në njerëz. Rasti në fjalë: Kompania e e saj kohët e fundit nisi një politikë të re të pushimit prindëror, i cili lejon 16 nënat dhe baballarët e rinj të marrin deri në 16 javë pushim me pagesë.  “Nëse prindërit ndihen se ata kanë nevojë për më shumë kohë, ne do të punojmë me ta. Ne po investojmë në njerëzit që punojnë këtu”, thotë ajo. “Njerëzit me shëndet, lumturi, përmbushje janë punonjësit më të mirë.

Jepni veten një pushim

Puna e gjatë dhe ngarkesa e madhe ju bën të përjetoni shumë lodhje, prandaj sipas aktores Alba është shumë e rëndësishme që të bëni pushime të shpeshta, jo domosdoshmërisht të gjata, por thjeshtë shkëputje sa për tu këndellur. Ajo thotë “Ne i tregojmë ekipit tonë dhe menaxherëve tanë se nëse nuk kujdesesh për veten,  për familjen tënde, puna juaj nuk do të jep rezultatet e pritura. Njerëzit punojnë më mirë kur ata janë të frymëzuar dhe të lumtur”.

Bisedoni me Konsumatorët tuaj

Për të sjellë produktet ideale patjetër është e nevojshme konsultimi dhe bisedat e shëndosha me klientë dhe konsumatorë. Ajo thotë se ka staf ekstra për të biseduar me klientët çdo ditë, përmes mediave sociale, bisedave të drejtpërdrejta dhe telefonatave.

Rrethojeni veten me njerëz të mençur

Si një njeri i panjohur në botën e biznesit, Alba u bëri thirrje ekspertëve të industrisë për të informuar vendimet e saj – një masë që ajo e krediton me suksesin e saj. “Nëse je personi më i mençur në dhomë, duhet të shqetësohesh, gjithmonë dëshiron të rritesh dhe gjithmonë dëshiron të rrethosh veten me njerëz që janë më të zgjuar se ti”, thotë ajo.

Mos shiko shumë larg përpara

Alba kishte qëllime të mëdha të biznesit që nga fillimi, por thotë se ajo shmangte këtë duke menduar një të ardhme të largët. Prandajo ajo këhsillonh që të shmangni mbingarkesën dhe të nisni punën duke menduar ditët në vazhdim dhe kështu do të jeni më produktiv./Unik Portal/