Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Këshilla të vlefshme për të arritur lumturinë

Këshilla

Këshilla të vlefshme për të arritur lumturinë

Bëni disa ndryshime në jetën tuaj nëse dëshironi të ndiheni më të lumtur. Më poshtë do të gjeni disa këshilla të vlefshme.

1. Kontaktoni një të afërm;

Është e lehtë të humbasësh kontaktet me shoqërinë madje edhe familjën. Bëni përpjekje që të mbani kontakte me shoqërinë e vjetër apo me familjarët tuaj.

2. Provoni gjëra të reja;

Provoni gjëra nga të cilat keni frikë, hapu ndaj eksperiencave të reja.

3. Argëtohuni;

Ndonjëherë është në rregull që të lini përgjegjësitë anash dhe thjesht të kaloni kohën tuaj duke bërë gjëra që ju pëlqejnë me personat e dashur për ju.

4. Festoni suksesin;

Fitorja është fitore. Kur gjërat të shkojnë mirë, festoni suksesin!

5. Flini më shumë;

Gjumi lidhet me rifreskimin e tërë organizmit tuaj, kështu mundohuni të flini mjaftueshëm.

6. Praktikoni “vëmendjen”;

Kjo praktikë e vjetër e budizmit është e bazuar në fokusimin e gjërave që ju rrethon pa gjykuar asgjë.

7. Lexoni më shumë;

Leximi mund të rregullojë fjalorin tuaj dhe do t’iu ndihmojë të shihni gjërat më ndryshe.

8. Investo në vetën tënde;

Nëse ju nuk investoni në vetën tuaj, atëherë kush do ta bëjë këtë?