Highlight Lifestyle

Këshilla shkencore për të rënë në peshë

këshilla


A keni menduar që është koha e duhur për të rënë në peshë? Lexoni se çka thotë shkenca se duhet të bëni që të humbni peshë sa më shpejtë.

1. Hani proteina për mëngjes; Ushqimet si vezët e peshku kanë provuar se janë më efektive për humbje në peshë nëse hahen në vaktin e mëngjesit.

2. Pini më shumë ujë; Uji ndihmon në ngritjen e metabolizmit dhe largon urinë.

3. Filloni një regjim me pak karbohidrate; Dietat me karbohidrate të ulura janë më efektive se dietat me yndyrë të ulët.

4. Mbani vetëm ushqim të shëndetshëm në shtëpinë tuaj; Në këtë mënyrë është shumë më e lehtë të hani shëndetshëm.

5. Hani para se të vizitoni një dyqan ushqimor; Kur jeni të uritur ju do të shpenzoni shumë më shumë dhe poashtu do të dekoncentroheni nga qëllimi juaj për të rënë në peshë.

6. Përdorni pjata më të vogla; Në këtë mënyrë do të hani më pak.

7. Mos pini kaloritë; Largo pijet si ato të gazuara, alkoholin, qumështin e kremuar etj.

8. Flini më gjatë; Mungesa e gjumit mund t’ju bëjë që të shtoni në peshë.