Highlight Lifestyle

Këshilla që secila vajzë duhet ti dijë për këtë verë

këshilla

Stina e verës pos që na sjellë shumë lumturi, na bën me dije që duhet të kemi kujdes më të shtuar ndaj vetes tonë. Prandaj, që të ndiheni e të dukeni sa më bukur këtë verë, ne kemi mbledhur disa këshilla vetëm për ju.

Shikoni se cilat janë këto këshilla që secila vajzë duhet ti dijë për këtë verë!

Përdorni pudër bebe në vend të deodorantit;

Provojeni pudrën e bebeve në vend të deodorantit. Pasi që ajo ka cilësi absorbuese shumë të mira. Ju mund të vendosni ca edhe në këpucët e juaja.

Aplikoni vaj kokosi në flokët e juaja para se të shkoni në pishinë;

A doni të shkoni në pishinë mirëpo frikësoheni se flokët e juaja do të thahen tej mase nga klori që gjendet në ujë? Ja cila është zgjidhja: Para se të shkoni në pishinë, aplikoni pak vaj kokosi në flokët e juaja.

Mos bleni sherk me ngjyrë më të mbyllët;

Ju nuk keni nevojë të ndërroni sherkun sipas ngjyrës së lëkurës suaj. Thjesht përzieni atë me pak bronzer dhe do të keni ngjyrën perfekte.

Nëse keni djegie nga dielli, aplikoni aloe vera;


Ndonjëherë ju rrini më gjatë në diell se sa që është e rekomanduar dhe përfundoni me djegie të lëkurës. Në këtë rast provojeni këtë: Merrni aloe vera gel dhe lyeni pjesët e djegura. Do të keni lehtësim të menjëhershëm.