Highlight Lifestyle

Këshilla për të shkëputur nga telefoni juaj

këshilla

Tani për tani, bota duket si  një eksperiment i madh sociologjik. Vetëm 10 vjet më parë, asnjëri prej nesh nuk ishte i lidhur me internetin 24/7. Por që nga fillimi i iPhone në 2007, bota ka përjetuar një zhvendosje të shpejtë – një në të cilën është normale të lidhemi me pajisjet tona.

81 % e  njerëzve e përdorin telefonin  e tyre  gjatë gjithë ditës; gati dy e tretat prej nesh  kontrollojnë telefonat  brenda pesë minutave të parë që zgjohemi nga gjumi, dhe mesatarisht telefonin e përdorim  46 herë në ditë.

Në anën tjetër,  98 për qind e drejtuesve të kompaninë,  përdorin telefonin e tyre gjatë natës dhe në fundjavë, dhe 57 për qind e njerëzve i shikojnë mesazhet e punës gjatë udhëtimeve familjare me fëmijët e tyre.

Hulumtimet tregojnë se kontrollimi i postës elektronike të punës jashtë orëve të çon në lodhje emocionale, stres dhe probleme psikologjike, gastrointestinale dhe kardiovaskulare.

Unik Portal  ndanë disa këshilla  se si të reduktojmë përdorimin e telefonit dhe pajisjeve tjera teknologjike.

1.Nëse flini me telefonin afër në dhomën tuaj të gjumit, kur zgjoheni në mëngjes, mos e prekni. Merr një copë letre dhe planifiko prioritetet tuaja për këtë ditë. Sapo të përfundoni këtë merrni dhe shikoni telefonin tuaj.

 Mos e kontrollo email-in në mëngjes.

Përgjigjja ndaj postës elektronike ju bën të ndjeheni produktiv por kurrë nuk e lëviz gjilpërën për atë që ka rëndësi. Puna mund të jetë prioriteti i juaj i parë  në mëngjes. Bëni menjëherë dhe mos e kontrolloni email-in tuaj derisa të përfundoni.

Mos e merr në tryezë telefonin

Kur uleni për darkë në shtëpi mbani larg tryezës telefonin tuaj.  Hulumtimet tregojnë se një telefon në tavolinë  i bën njerëzit të ndjehën  se po respektohen më pak. /Unik Portal/