Familja Highlight Lifestyle

Këshilla për prindërit: Si duhet t’iu flisni fëmijëve tuaj?

fëmijët
Me kohën që po ecë kaq shpejtë, është e vështirë që prindërit të kuptojnë gjithmonë fëmijët e tyre, sjelljet apo gjestet që ata po bëjnë. Mirëpo si duhet të reagojë një prind pranë fëmijëve të tyre? Cila është gjuha e duhur që duhet përdorur? E cila nuk është? Ka shumë pyetje të cilat mund t’ua gjeni përgjigjet në këtë artikull. Shikoni se si duhet të flisni me fëmijët tuaj, çfarë duhet të bëni dhe çfarë jo!

Në vend të:
“Nëse nuk përfundon ushqimin tënd, nuk do të dalësh në park.”
Provoni këtë:
“Sapo të mbarosh ushqimin, do të shkojmë në park.”

Në vend të:
“Për herë të fundit do të të them, eja këtu!”
Provoni këtë:
“Do të vish vet, a do të të ndihmoj unë?”

Në vend të:
“Mos përplas derën!”
Provoni këtë:
“Të lutëm mbylle derën më ngadalë. A dëshiron të të tregoj unë se si?”