Highlight Të tjera

Këshilla për një 2018 sa më të suksesshëm!

këshilla
Nëse ky vit nuk ka filluar me këmbë të mbarë për ju, atëherë ju keni mundësinë ta drejtoni vitin tjetër në mënyrën që doni ju. Mos harroni se jeta është e juaja, dhe ju e kontrolloni atë. Nëse dëshironi të keni një vit të suksesshëm ju duhet të filloni që tani ti mendoni ndryshimet që duhet të ndodhin.

1. Lëreni alarmin më larg shtratit tuaj. Në këtë mënyrë ju duhet të zgjoheni pasi nuk keni ndonjë mundësi tjetër për ta ndalur!

2. Organizoni vendin tuaj të punës. Para se të përfundoni ditën tuaj, kaloni disa minuta duke organizuar vendin tuaj të punës që të mund të filloni ditën tjetër të freskët.

3. Filloni punën tuaj më herët. Ju jeni më së shumti produktiv në fillim të ditës, prandaj mundohuni të përfundoni punët e juaja sa më herët e mos i shtyni për më vonë.

4. Vishni më shumë të kuqe; Studimet kanë treguar se ngjyra e kuqe mund të rrisë vetëbesimin.

5. Mbajeni një ditar. Para se të shkoni në shtrat, mos harroni të shkruani gjërat që ju bënë ditën e sotme më të lumtur.

6. Thirreni një të afërm, mik apo familjar një herë në ditë.

7. Planifikoni vikendet shumë më herët.

8. Pini ujë të ftohtë.

9. Hani më shëndetshëm. Vendoseni një enë me fruta ku ju mund ta shihni.

10. Mos hani para televizionit. Kjo do të bëjë që ju të dekoncentroheni, dhe do të hani më shumë. Prandaj gjithmonë hani në tavolinë të bukës.

11. Rregullojeni shtratin çdo mëngjes.