OSAKA, JAPAN - NOVEMBER 25, 2012: Tourists watch the famed advertisements of Dotonbori. With a history reaching back to 1612, the districtis now one of Osaka's primary tourist destinations.

Highlight

Këshilla për ata që duan të vizitojnë Japoninë

By Bleona Foniqi

January 23, 2018

A keni menduar ndonjëherë të vizitoni Japoninë? Atëherë duhet të dini disa këshilla!

1. Kur përshëndetni një person mos harroni të përkuleni para tij;

2. Para se të hani dhe pasi që ta përfundoni ushqimin jeni të sigurt që keni falënderuar mikpritësin tuaj.

3. Mos përdorni telefonin tuaj në transport publik, as mos i flisni askujt kur përdorni këto mjete transporti pasi që njerëzit shpesh flenë, lexojnë ose dëgjojnë muzikë në qetësi.

4. Ushqimi është mjaft i shtrenjtë, prandaj është mirë të anashkaloni restaurantet dhe Starbucks.

5. Uji është i pastër kudo që shkoni qoftë nga rubineti apo i blerë.

6. Bleni një hartë me emrat në gjuhën japoneze dhe atë angleze.

7. Gjithmonë mbani me vete një fletore dhe një laps.

8. Shkruani adresën e hotelit apo vend-qëndrimit tuaj në rast se humbni rrugën.

9. Mbani gjithmonë 10,000 deri në 20,000 yen me vete pasi që shumica e bankomateve në Japoni nuk pranojnë kartelat e huaja.

10. Kur doni të paguani në një restaurant formoni një X me gishtat tuaja dhe kamarieri do të vijë.