Dashuria Highlight

Këshilla më e mirë për martesë të lumtur

martesë

“Dhe jetuan të lumtur përgjithmonë”, mirëpo jeta nuk është një përrallë. Atë duhet ta ndërtosh. Nëse dëshironi një martesë të lumtur atëherë ndiqni disa nga këto këshilla.

1. Planifikoni një mbrëmje jashtë; Vetëm pse jeni të martuar nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni së daluri bashkë. Gjeni kohë dhe planifikoni një mbrëmje jashtë, krijoni kujtime të reja së bashku.

2. Komunikoni shpesh; Partneri/ja juaj nuk është një lexues mendjesh. Komunikoni së bashku nëse dëshironi të kuptoni njëri tjetrin. Ndani të paktën 10 minuta në ditën e juaj për të folur për veten me partnerin e juaj.

3. Kërko falje; Nëse keni bërë një gabim atëherë është koha ta pranosh atë. Pranoni përgjegjësitë e juaja dhe mos mbani inate.

4. Zgjidhni dashurinë; Ndjenjat shkojnë dhe vijnë por dashuria e vërtetë gjithmonë fiton. Bëj çdo ditë diçka të vogël që do të bëjë partnerin tuaj ta ndiejë këtë dashuri.

5. Puthjet shtojnë hormonin e dashurisë; Puthuni shpesh nëse dëshironi të ndieni dashurinë përgjithmonë. Puthjet shtojnë hormonin e quajtur oksitocinë. Kështu duke krijuar për ju lidhje, besim, respekt, siguri dhe shumë dashuri.