Highlight Të tjera

Kërko arin e humbur!

lumturi

Kur ndiheni i lumtur, shikoni lumturi edhe tek njerëzit e tjerë. Kur jeni zemërdhembshur, shikoni dhembshuri  edhe tek njerëzit e tjerë. Kur  keni plot energji dhe shpresë, shoh mundësi kudo rreth meje. Por, ku je i nevrikosur, të tjerët të të dukën provokues edhe pa arsye.Kur jeni i dëshpëruar, vëreni në sytë e të tjerëve trishtim. Mos harroni, ju jeni ajo çfarë shihni.

Vetë-motivimi zbehët më së shumti nga mënyra si zgjedhim t’i shohim rrethanat në jetën tonë. Kjo ndodhë pasi ne nuk  shohim gjërat siç janë, por siç jemi.

Në çdo rrethanë, mund të zgjedhim të shohim arin ose pisllëkun. Atë që kërkojmë, gjejmë. Pika më e mbarë për të nisur vetëmohimin, është se çfarë zgjedhim të kërkojmë te gjërat që na rrethojnë. A e shohim mundësinë kudo?

Kur hap sytë në mëngjës a përballesh me botën apo me një milion fjalë të mundshme.

Gjithmonë është zgjedhja jonë. Çfarë bote duam të shohim sot? Mundësia është ari i jetës. Është gjithçka që ju duhet për të qenë të lumtur. Është fusha pjellore ku ju rriteni si individë. Mundësitë janë si grimcat mikroskopike kuantike, që ekzistojnë vetëm kur shihen nga një vëzhgues. Mundësitë tuaja do të shumëfishohen kur të zgjidhni t’i shihni ato.