Highlight Modë & Bukuri

Keni vendosur të hyni në solarium? Këto janë efektet anësore dhe rregullat që duhet ti dini

solarium

Kohët e fundit solariumi është ndër temat më të përfolura. Shumë njerëz, veçanërisht femrat, mendojnë se ngjyra bronz e lëkurës të tregon më të bukur dhe më të gjallë. Ky mendim është i drejtë, por para se të bëjmë një lëkurë të tillë duhet të kemi parasysh disa rregulla. Para së gjithash gjatësia dhe numri i seancave është shumë i rëndësishëm. Sipas ekspertëve, 8-10 minuta janë të mjaftueshme në seancën e parë. Në çdo seancë koha e rrezatimit rritet me nga 5 minuta deri në 20 minuta maksimumi.

Ju që tashmë keni vendosur të merrni ngjyrë në solarium duhet të keni parasysh se nuk bën të hyni më shumë se tri herë në javë dhe as dy herë Brenda ditës.

Në solarium nuk hyhet me grim, prandaj fillimisht largojeni tërësisht atë.

Për efektet negative janë të informuar të gjithë: plakjen e parakohshme si dhe rritjen e rrezikut nga kanceri i lëkurës.