pulë margarita

Highlight

A keni dëgjuar për pulën margarita? Provojeni tani

By Edone Podvorica

October 14, 2017

Me siguri që picën margarita keni provuar shumë herë. Mirëpo a keni dëgjuar për pulën margarita? Kjo recetë do t’iu lë me gojë hapur. Me vetëm pak përbërës ju do të keni një darkë supër të shijshme e të shëndetshme.

Përbërësit:

4 gjoks pule; Piper të zi dhe kripë sipas shijes; 2 lugë gjelle vaj ulliri; 1 lugë hudhër pluhur; Gjysmë luge oregano; 4 pjesë mozzarella; Tomatini; Lëng limoni i freskët; Fleta borziloku;

Mënyra e përgatitjes:

1. Në një enë të madhe përziej gjoksin e pulës me piper, vajin e ullirit dhe hudhrën pluhur.

2. Vendose gjoksin e pulës në furrë për 6-8 minuta për secilën anë. Vendos përmbi nga një copë mozzarella derisa të shkrihet.

3. Për fund, zbukuro me tomatinit, borzilokun e lëngun e limonit.