Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Këmbëngul dhe beso në pasurimin tënd

këmbëngulje

Këmbëngulja është një faktor thelbësor në procedurën e shndërrimit të dëshirës në ekivalenten e saj monetare. Baza e këmbënguljes është fuqia e vullnetit. Fuqia e vullnetit dhe dëshira, kur kombinohen siç duhet, krijojnë një bashkëpunim të papërmbajtjshëm. Njerëzit që grumbullojnë pasuri të mëdha, përgjithësisht njihen si gjakftohtë  dhe nganjëherë të pamëshirshëm. Por shpesh keqkuptohen. Ajo që ata kanë, është fuqia e vullnetit, të cilën ata e perziejnë me këmbënguljen dhe i  vënë këto krahas dëshirave të tyre për të siguruar arritjen e objektivave.

Henri Fordi,  në përgjithësi, është keqkuptuar  si i pamëshirshëm dhe gjakftohtë. Kjo ide e gabuar u rrit nga forca e zakonit të Fordit për t’i ndjekur të gjitha planet e tij me këmbëngulje.

Shumica e njerëzve janë të gatshëm t’i flakin  tej synimet dhe qëllimet e tyre dhe të heqin dore që në shenjat e para të vështirësive a të dështimeve. Vetëm pak njerëz vazhdojnë, pavarësisht  nga të gjgitha vështirësitë, derisa ta arrijnë qëllimin e tyre. Këta pak janë Fordët, Carnegiet, Rokfelerët dhe Edisonet.

Mund të mos ketë asnjë ngjyresë heroike fjala “këmbëngulje”, por kjo cilësi është për karakterin e një njeriu si karboni për çelikun. Krijimi i një pasurie  përgjithësisht përfshin zbatimin e të trembëdhjetë faktorëve të kësaj filozofie. Këto parime duhet të kuptohen dhe duhet të zbatohen me këmbëngulje nga të gjithë  ata që grumbullojnë para.

Mos harroni qe mungesa e këmbënguljes është një nga shkaqet kryesore të dështimit. Për më tepër,  përvoja e mijëra njerëzve ka dëshmuar se mungesa e këmbënguljes është një dobësi që mund të tjekalohet  me përpjkeje. Lehtësia me të cilën mungesa e këmbënguljes mund të mposhtet, do të varet tërësisht nga intensiteti i dëshirës tuaj.

Pika e fillimit e të  gjitha arritjeve është dëshira. Mbajeni këtë vazhdimisht në mendje. Dëshirat e dobëta sjellin rezultate të dobëta, asshtu sikundër pak zjarrë ngrohë, por pak.

Nëse e gjeni veten se keni mangësi në këmbëngulje, kjo dobësi mund të rregullohet duke krijuar një zjarr të fortë në dëshirat tuaja.

Fati bie të njerëzit e mendjet e të cilëve janë përgatitur ‘ta tërheqin’ atë, ashtu siç tërhiqet uji në oqean. Mos harroni  që nënvetëdija juaj punon vazhdimisht, ndërsa jeni zgjuar dhe gjatë kohës që jeni në gjumë. Përpjekje të vrullshme ose rastësore për të zbatuar rregullat do të jenë pa vlerë për ju. Për të pasur rezultate, duhet t’i zbatoni të gjitha rregullat, derisa zbatimi i tyre të jetë me anë të së cilës të mund të zhvilloni “vetëdijen e nevojshme të parave”.

Varfëria shkon tek mendja e të cilit e pranon atë, ashtu si paraja shkon tek  mendja e të cilit ka qenë e përgatitur për ta tërhequr atë nëpërmjet të njëjtave ligje. Vetëdija ndaj varfërisë do ta pushtojë vullnetarisht mendjen që nuk është e zënë me vetëdijen ndaj parave. Vetëdija ndaj varfërisë zhvillon pa ndërgjegje zakonin e të pranuarit e saj. Vetëdija ndaj parasë duhet të krijohet sipas  udhëzimeve, nëse nuk keni lindur me një vetëdije të tillë. Pa këmbëngulje do të jeni të mundur edhe para se të filloni.

Më këmbëngulje do të fitoni./Unik Portal/