keksa

Highlight

Keksa për çaj, shumë të shijshëm!

By Bleona Foniqi

September 03, 2018

Këta janë keksat ‘royal’ të danezëve. Një recetë shumë e shijshme, dhe që mund të shërbehn me cfarëdo lloj caji që dëshironi.

Nëse dëshironi që keksat të jenë më të trashë shtoni edhe 1 apo 2 lugë gjelle miell në brum.

1 vezë; 2 shkopinj gjalpë; 1 gotë sheqer pluhur; 2 gota miell; 2 lugë çaji vanilla sheqer;

Nxeni furrën. Përzini të gjithë përbërësit në një enë, me mikser elektrik. Përzini në shpejtësi të ulët. Mbushni një qese kremi (ajo që dekorojmë me shllag ëmbëlsirat) me brumin e krijuar. Dhe bëni çfarë forma të dëshironi në tepsi. Pjekni për 8-10 minuta.