Highlight

Katrorë me gjalpë kikiriku dhe çokollatë

By Bleona Foniqi

February 05, 2018

A jeni duke menduar se çfarë ëmbëlsire mund të përgatisni për fëmijët e juaj? Ose thjesht për ta shijuar një copë me kafenë e mëngjesit? Shikoni një recetë mjaft e lehtë dhe e shijshme. Provojeni atë!

Përbërësit:

1 gotë gjalpë në temperaturë dhome; 1 ½ e gotës sheqer pluhur; 1 gotë gjalpë kikiriku; 2 gota biskota pluhur; Cokolatë për gatim;

Mënyra e përgatitjes:

1. Spruconi një tepsi me pak vaj. Lëreni anash. 2. Në një enë të madhe, shtoni gjalpën, sheqerin pluhur, gjalpën e kikirikut dhe biskotat pluhur. Përzijeni mirë. 3. Shtrijeni këtë përbërje në tepsinë që keni zgjedhur. 4. Me një spatulë shtrijeni cokolatën e shkrirë mbi këtë shtresë. 5. Vendoseni në frigorifer për rreth një ore. 6. Ju bëftë mirë!