Highlight Receta

Katrorë me gjalpë kikiriku dhe çokollatë

ëmbëlsire

A jeni duke menduar se çfarë ëmbëlsire mund të përgatisni për fëmijët e juaj? Ose thjesht për ta shijuar një copë me kafenë e mëngjesit? Shikoni një recetë mjaft e lehtë dhe e shijshme. Provojeni atë!

Përbërësit:

1 gotë gjalpë në temperaturë dhome;
1 ½ e gotës sheqer pluhur;
1 gotë gjalpë kikiriku;
2 gota biskota pluhur;
Cokolatë për gatim;

Mënyra e përgatitjes:

1. Spruconi një tepsi me pak vaj. Lëreni anash.
2. Në një enë të madhe, shtoni gjalpën, sheqerin pluhur, gjalpën e kikirikut dhe biskotat pluhur. Përzijeni mirë.
3. Shtrijeni këtë përbërje në tepsinë që keni zgjedhur.
4. Me një spatulë shtrijeni cokolatën e shkrirë mbi këtë shtresë.
5. Vendoseni në frigorifer për rreth një ore.
6. Ju bëftë mirë!