Ka shumë arsye të ndryshme për paraqitjen e dhimbjes në qafë. Jo vetëm që dhimbja mund të jetë e pranishme në qafë, por simptoma te ndryshme mund të jenë prezentë tek problemet në qafë, të tilla si dhimbje koke , ndjesi shpimi gjilpërash në krah dhe duar ose ndjenjë mpirje në gjymtyrën e sipërme dhe deri tek simptomat më serioze si marrje mendsh e shoqëruar me të përziera dhe vjellje mund të lidhen me problemin e qafës.
Lëndimet : Lëndime të lidhura me sportin, aksidentet e ndryshme, kur qafa është e detyruar të lëviz përtej diapazonit normal të lëvizjes, muskujt, ligamentet dhe indet e tjera të buta përjetojnë një zgjatje të tepruar dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje, ënjtje dhe kufizim te lëvizjes.
Qëndrimi ose postura jokorrekte: e tërë shtylla kurrizore duhet të jetë në ekuilibër me vijën e gravitetit. Muskulatura e dobët e trungut e në veçanti e qafës ose postura e gabuar gjatë punës si përkulja me anim të kokës përpara mund të krijojë lodhje muskulore, presion jonormal në nyja të regjionit të qafës, disbalanc muskulore që me kalimin e kohës rezultojnë me dhimbje,ngurtësim dhe posture jonormale të kokës në veçanti dhe trupit në përgjithësi.
Stresi emocional: Stresi mund të kontribuojë në mbajtjen e modeleve në qafë duke kontraktuar muskujt e qafës dhe shpatullave. Kjo mundet të përkeqësojë ose të zgjatë shërimin e një dëmtimi ekzistues në qafë.
Mosha :me moshën, shtylla kurrizore pëson ndryshime në disqe dhe nyje të cilat mund të përkeqësohen nga mungesa e lëvizjes dhe stili I jetës
Degjenerimi i disqeve dhe nyjeve shpesh krijon kufizim te lëvizjes e shoqëruar me ënjtje e cila mund të shkaktojë presion të nervit ose rrënjës në një ose disa nivele në shpinë dhe varësisht nga niveli i komprometimit vërehen edhe simptomat.