Highlight Të tjera

Karriera dhe biznesi!

karriera dhe biznesi

Gjeniu i vërtetë pa zemër është një hiç, pasi as mirëkuptimi , as inteligjenca, as edhe të dyja bashkë nuk e bëjnë dot gjeni. Dashuria, dashuria, dashuria! Ajo është shpirti i gjeniut.

Nikolas Joseph von Jacquin

Forca tërheqëse e dashurisë është ajo  që qarkullon gjithë paranë nëpër botë, e gjithkush që ushqen dashuri për të, duke u ndjerë mirë, është si një magnet për paranë.

Nuk është e nevojshme të fitosh para, për t’ia provuar këtë vetes. Ti je i denjë për aq shumë para sa të nevojiten.

Është e shkruar se ti duhet të punosh pasi të jep kënaqësi, të intrigon dhe të emocionon. Ti punon, pasi ti e dashuron punën, paraja e ndjekë dashurinë.

Nëse ti punon, pasi mendon se kjo është e vetmja mënyrë për të fituar para, por puna që bën nuk të pëlqen aspak, nuk do të fitosh as para ashtu si do dhe as nuk do të gjesh punën që dëshiron.

Puna që ti do të bësh ekziston, dhe e vetmja mënyrë për ta arritur atë është të ushqesh dashuri.

Imagjino dhe jeto sikur ta kishe atë ndërkohë dhe do t’ia arrish.

Shiko të mirat në punën që bën, ndërkohë dhe gëzohu atyre, duaji aty, pasi kur ushqen dashuri, të mirat që ti do burojnë.

Puna që ti ëndërron do të trokasë tek dera.

Edhe nëse nuk e ke të qartë se çfarë dëshiron, gjithçka duhet të bësh është të ushqesh dashuri nëpërmjet ndjenjave pozitive dhe do të tërheqësh drejt vetes gjithçka të mirë.

Ndjenjat e mira të dashurisë do të të drejtojnë ty drejt qëllimit.

Puna jote e ëndrrave është në frekuencën e dashurisë, dhe që të arrish atë, duhet të jesh në të njëjtën frekuencë.

Nuk është suksesi  çelësi i lumturisë, por është lumturia çelësi i suksesit.