Highlight Të tjera

Kape çastin!

Kape çastin

Provo të vlerësosh çastin e rëndësishëm. Praktiko të bëhesh i vetëdijshëm për momentin e tanishëm. Shfrytëzojeni në maksimum gatishmërinë tënde për orën që shkon. Mos jetoni në të shkuarën ose të shqetësoheni për të ardhmen, por përqendrohuni në të sotmen në rast se doni lumturi.

Derisa të përqendroheni aty ku doni, nuk jeni bërë ende zot i vetës. Nuk do të jeni kurrë të lumtur deri sa të vendosni se çfarë do të mendoni orën tjetër. Ka një orë për ëndërrimin, planifikimin dhe vendosjen e objektivave në mënyrë krijuese. Por, sapo të mbaroni me këto, mësoni të jetoni në momentin e tanishëm. Shiheni të gjithë jetën tuaj sikur përmbahet nga kjo orë e tanishme.

Është e habitshme se çfarë mund të arrihet nga njerëz që mësojnë të relaksohen, të kushtojnë vëmendje dhe të përqendrohen, duke vlerësuar orën e tashme dhe gjithë mundësitë që përmban. Thuhet se në Amerikë njerëzit  përpiqen të zhvillojnë një vlerësim për artin, ndërsa japonezët zhvillojnë artin e të vlerësuarit. Edhe ju, mund ta zhvilloni artin e të vlerësuarit. Vlerësojeni këtë orë. Kjo orë tani, është një mundësi e pastër.