Highlight Storie Inspirimi

“Kam mësuar se kam ende shumë për të mësuar” nga Maya Angelou

Maya Angelou

Kam mësuar se çfarëdo që të ndodhë, ose sa do e keqe të jetë kjo ditë, jeta vazhdon, dhe e nesërmja do të jetë më e mirë…

Kam mësuar se mund të kuptosh shumë për një person nga mënyra se si ai/ajo i përballon këto situata: një ditë me shi, bagazhi i humbur, dhe dritat e vitit të ri të mbërthyera njëra me tjetrën.

Kam mësuar se pavarësisht lidhjes që keni me prindërit, ata do t’iu mungojnë kur të mos jenë më.

Kam mësuar se të bërit një jetë nuk është njëjtë me të jetuarit.

Kam mësuar se jeta ndonjëherë të jep shanse të dyta.

Kam mësuar se sa herë që vendos diçka me zemër të hapur, gjithmonë marr vendimin e duhur.

Kam mësuar se edhe pse kam dhimbje, unë nuk duhet të jem një prej tyre.

Kam mësuar se çdo ditë duhet të përqafosh dikë. Njerëzit adhurojnë përqafimet…

Kam mësuar se njerëzit do të harrojnë atë që keni thënë, atë që keni bërë por kurrë nuk do të harrojnë se si i keni bërë ata të ndihen.

Kam mësuar se ende kam shumë për të mësuar…

~Maya Angelou