Highlight Të tjera

A ka lidhje në mes të ndjenjave dhe mendimeve?

ndjenja

Mendimet dhe sistemi i ndjenjave në tru mund të veprojnë në mënyrë të ndarë. Ndonëse funksionimi i tyre medoemos është i lidhur ndërmjet vetes. Lidhja e qendrave emocionale me qendra konjunktive është më e fuqishme se në drejtim të kundërt.

Ky fakt shpjegon pse fuqia e ndjenjave është më e rëndësishme se vetë mendimet, Ndjenja e përjetuar një herë, bëhet motivues i fuqishëm i aktiviteteve dhe sjelljeve të ardshme.

Ndjenjat kanë ndikim të madh edhe në aktivitetet konjunktive. Për atë arsye, përmes mbisundimit të ndjenjave, ndikojmë më së lehti në mostrat dhe proceset mendore. Hulumtime e Institutit nga Kalifornia, kanë treguar se çelësi për integrimin e suksesshëm të mendimeve dhe ndjenjave qëndron në rritjen e koherencës së të dy sistemeve.

Sa më të akorduara të jenë ndjenja dhe mendja në momentin e caktuar, aq më të mira janë aftësitë pamore dhe dëgjimore, koha e reagimit, qartësia mendore, ndjenjat dhe vetëdija.