UNIK +

Ju keni shumë vlera, mos u dorëzoni kurrë

jeta
Xhuli Spahiu

Motivuese

Jeta është e bukur atëherë kur mëson ta vlerësosh çdo të mirë dhe të keqe që ajo ta servon. O njeri, mëso prej gabimeve tua dhe mos i përsërit ato!

Mos ngurro të thuash “më fal” e as “faleminderit”! Duken fjalë të vogla këto por flasin shumë për karakterin tënd. Merr frymë thellë, gjej forcë, energji dhe vazhdo ec përpara!
Kurrë mos u turpëro për atë që je, as mos u ndje keq kur dikush s’të vlerëson vetëm pse s’ke pasuri materiale, sepse ai që e do paranë më tepër se sinqeritetin dhe zemrën e mirë në fakt nuk e din akoma cila është pasuria më e madhe në këtë botë! Nuk është kurrë vonë për të ndryshuar jetën tënde, prandaj, bëja këtë dhuratë vetes!

Bëhuni të fortë dhe bindeni veten që ju me të vërtetë jeni të fortë dhe se ekziston lumturia akoma në këtë botë. Vetëm duhet ta kërkosh, duke pasur vetëbesim do ta gjesh. Harroji ata njerëz që ju lëndojnë apo ju kanë lënduar më parë! Harroi dhe jeto jetën tënde gjithmonë duke buzëqeshur! Pra, duaje jetën ashtu siç është! Mos harro të buzëqeshësh, jeta nuk meriton pikëllim! Përpiqu që t’i përshtatesh jetës, por kurrë mos ngul këmbë që jeta të të përshtatet ty! Mundohu të ruash ekuilibrin edhe kur je duke ecur në fije të hollë teli! Përpiqu të ndërtosh një shkallë të lartë e të fortë Besimi, se asgjë nuk është më e fortë se sa ti, kur ti je me atë që është një. Injoro çastet e pakëndshme duke buzëqeshur, se thjesht për ty, ato janë gjethe të thara e të rëna për tokë.

Injoro mashtrimet duke ju drejtuar me një buzëqeshje “ Kjo është rruga ime e drejtë e ju kot përpiqeni, nuk më ndaloni dot “! Përpiqu të shpëtosh nga vërshimet e lumenjve të hidhur të jetës, tregohu më i/e fortë se sa valët rrëmbyese të tyre .Mos ju bind lotit kur shpirti yt akoma dëshiron të jetojë! Freskoje atë me një buzëqeshje të thellë! Mos ju bind injorancës së të tjerëve, por hapi krahët për të përqafuar jetën! Tregoju se dashuria jote është aq e fuqishme dhe se nuk mund të dobësohet e as të mposhtet nga injoranca e urrejtja e tyre. Tregoju atyre se zemra jote është një burim i pashtershëm i dashurisë. Mos e humb çiltërsinë e shpirtit tënd vetëm pse gjendesh në një rreth të pa sinqertë! Harro që ekziston e bardha dhe e zeza, sepse jeta nuk është vetëm bardh e zi, kërko edhe ngjyra të tjera dhe bëje që jeta jote të shkëlqejë për kundër të gjithave.

Kujdes! Lumturia duhet kërkuar brenda teje dhe jo jashtë teje, shpirti yt duhet të jetë i mbushur përplot besim dhe shpresë se këto janë armët e tua më të forta për të përballuar mizorinë e jetës .Dhe prapë të them, mos harro të buzëqeshësh në radhë të parë për veten tënde, pastaj për të tjerët…Unë besoj tek UNË po Ti ? E them këtë sepse harrojmë shpesh se brenda nesh fshihet forca e një vullkani në shpërthim dhe përherë kërkojmë një grep ku të kapemi dhe të na nxjerrë nga labirinti ku jemi futur….të na ndezë një dritë që të mos ecim në errësirë…E kemi shumë gabim!!! Forca je ti….po, në zemrën tënde është forca që ti kërkon, aty e fshehur që pret buzëqeshjen dhe dëshirën tënde, për të vazhduar dhe rifilluar…Mos bjer pre e trishtimit pse ndonjëherë ke ngelur vetëm pa dikë që të perkrahë..Kemi nevojë për njerëz, është e vërtetë kjo, por kemi më shumë nevojë për besim në vetvete edhe në forcat tona! Kemi nevojë për më shumë dashuri për veten tonë, që të na dhëmbi çdo lot dhe të na gëzojë çdo buzëqeshje e jona..Të gërmojmë thellë në shpirt e në zemër dhe të ringjallim pishtarin e optimizmit, që herë-herë shuhet nga lotët e dhimbjes.