Highlight Të tjera

Ju keni një qëllim për të jetuar!

A e dini se ju  jeni këtu për gjëra të mëdha? Ju keni për të bërë një ndryshim dhe një qëllim për të jetuar. Dhe nëse jeni duke e bërë tani këtë atëherë mirë për ju, vetëm vazhdoni!

Nëse jo, atëherë ju keni kaluar pjesë të rëndësishme të udhëtimit tuaj.

Quajeni sit ë doni. Zhvillim personal apo gjetje të vetvetes. Ky udhëtim do të thotë që ju do të eksploroni dhe do të gjeni se kush jeni në të vërtetë. Do të eksploroni identitetin tuaj, talentin, potencialin, ëndrrat dhe qëllimet. Ju do të zhvilloheni fizikisht, emocionalisht, shpirtërisht.

Për t’iu ndihmuar që të filloni Unik Portal sjellë disa mënyra për të stimuluar zhvillimin tuaj personal.

1. Njihuni me vetën; Pranojeni se kush jeni në të vërtetë.

2. Rrethojeni vetën me njerëz të dashur; Me njerëz të bukur në shpirt.

3. Largohuni nga njerëzit që ju bëjnë të ndiheni keq.

4. Çdo ditë shkruani 3 gjëra të mira që ju kanë ndodhur gjatë ditës.

5. Shkruani; Në një blog, në një fletë pavarësisht se ku, shkrimi është një aktivitet terapeutik për mendjen tuaj.

6. Takoni njerëz të rinj; Kjo do të ndihmojë të zhvilloni njohuritë e juaja.

7. Lidhuni me natyrën; Gjeni kohë të merrni pak ajër të pastër në natyrë.

8. Lexoni;

9. Gjeni një hobi;

10. Mos u lidhni emocionalisht me gjëra.