Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Ju jeni 3 hapa larg jetës ideale

jetë ideale

Shumë nga ne nuk jemi duke jetuar jetën “ideale” . Koncepti i ideales natyrisht që dallon për secilin, mirëpo mënyra se si  arrihet ajo nuk mund të jetë e ndryshme nga kjo që po ju prezentojmë më poshtë. Nëse nuk e keni kuptuar tashmë, duhet të pajtoheni me faktin që ne kemi vetëm një jetë, dhe nëse atë nuk e jetojmë sic duhet, kemi humbur shumë!
Ju jeni vetëm 3 hapa larg jetës suaj ideale, prandaj shikojini cilat janë ato dhe implementojini në jetën tuaj.

1. Mbajeni një qëndrim të caktuar, një qëllim, një fokus.

Zbulojeni se cilat janë frikërat e tuaja, dhe përballuni me to. Caktojeni një qëllim e një focus për ta arritur, në këtë mënyrë ju do të zbuloni se cka do të thotë të kesh një jetë ideale e perfekte. Mos rrini në dhimbje e në frustrim. Zbulojeni së kush doni të bëheni dhe përse doni të jeni ky person. E pastaj punoni shumë. Punoni shumë në këtë drejtim. Ajo do t’iu shëprblehet.

2. Largojeni çdo pengesë, mos lejoni që asgjë t’iu kontrollojë.

Mendojeni se kush po ju ndalon nga arritja e qëllimeve tuaja. Kuptojeni se këto pengesa nuk janë me rëndësi. Vendosni se asgjë nuk do t’ju ndalojë. Largoni të gjitha gjërat që po ju krijojnë stres në jetën tuaj.

Tregohuni entuziast për tu bërë pjesë të panjohurës. Sapo të anashkalosh negativitetin në jetën tuaj, hapuni ndaj mundësive të reja që po hyjnë tek ju.

3. Dijeni vlerën tuaj dhe asnjëherë mos e ulni atë.

Filloni të trajtoni dashurinë ndaj vetës si një nevojë elementare. Dashuria ndaj vetës tuaj duhet të jetë një nevojë sikur të bëni një tush apo të vozitni veturën tuaj.

Bëjeni të thjeshtë për ju. Filloni duke shtuar aktivitete të lehta e argëtuese në rutinën tuaj. Dëgjoni muzikë. Ndezni qirinj. Bëni gjëra që ju dashuroni!