Highlight Modë & Bukuri

Ja pse duhet ta përdorni xhelin e Aloe Vera!

Aloe Vera vjen nga India, por është bërë e njohur në mbarë botën për shkak të vetive të saj medicinale të shumta.

Është e lehtë të rritet në shtëpi, ka veti anti-inflamatore dhe anti-septike, është e pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese, dhe përmirëson cilësinë e ajrit rreth saj.

Ne do të shqyrtojmë disa nga përfitimet që Aloe Vera mund t’ju japë kur përdoret në flokët tuaj:
  1. Ushqen flokun tuaj;

Duke përdorur këtë xhel rregullisht flokët tuaj do të ndjehen të hidratuar dhe të butë, dhe po ashtu rikthen shkëlqimin. Ju mund të përzieni xhelin e aloe vera-s me ujë të distiluar dhe mbajeni atë në flokun tuaj për rreth 30 minuta.

  1. Ajo parandalon zbokthin;

Përveçse nuk duket shumë mirë, zbokthi është mjaft i bezdisshëm. Për shkak të vetive anti-inflamatore dhe antimikrobike, xheli nga Aloe Vera mund të përdoret për të trajtuar zbokthin në disa mënyra të ndryshme.

Një mënyrë e shkëlqyer për ta përdorur është duke përzierur 3 lugë xhel Aloe Vera me 3 lugë mjaltë. Aplikoni përzierjen mbi flokët tuaj, duke e masazhuar ngadalë.

  1. Promovon rritjen e flokut;

Xheli nga Aloe Vera është i pasur me disa vitamina dhe ushqyes të ndryshëm që janë të rëndësishëm për flokët tuaj dhe përmirëson qarkullimin, nxit rritjen dhe shmangë thyerjen e flokëve . Për të përfituar nga këto veti, kombinoni xhelin me të bardhët e vezëve. Hidhni një vezë të bardhë dhe përziejeni atë me ca xhel, zbatoni atë në flokë tuaj dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Përsëriteni këtë procedurë tri herë në javë.