Dashuria

Jo shumë njerëz e kuptojnë se çfarë do të thotë fjala “romancë’…

romancë

Jo shumë njerëz e kuptojnë mirë se çfarë do të thotë romanca apo të jesh një person romantik…

Çdo kush mund të blejë lule, çokollata, bizhuteri, por nuk ka dashuri aty.

Gjërat e vërteta e romantike në jetë, janë ato gjërat e vogla që i bëni çdo ditë, të cilat tregojnë që ju po mendoni për atë person…

Gjërat që tregojnë se ju jeni kokë e këmbë të dashuruar në atë person.

Mënyra se si ti mbanë dorën e saj kur ajo është e frikësuar, ose kur ju ruani pjesën e fundit të tortës për të.

Mesazhi që i dërgoni njëri tjetrit në mes të ditës për ti thënë “Më mungon” ose “Të dua”…

Mënyra se si ai ju puthë kur ju kalon pranë.

Romancë është kur ju i dedikoni asaj këngën e saj të preferuar, dhe e lejoni të hajë gjithë pomfritët tuaj; kur i tregoni asaj që është e bukur, edhe nëse ajo është thjesht në pizhamet e saj me flokët bishtalec e pa grim.

Është kur ndalni filmin tuaj të preferuar që ajo t’iu tregojë për ditën e saj…

Dhe ju të qeshni me shakatë e tij edhe ato që nuk janë qesharake.

Romancë është kur kërceni në kuzhinë së bashku e kur putheni në shpi.

Romancë nuk do të thotë vetëm të blesh por edhe të japësh. Romanca e vërtetë është në gjeste…