Highlight Storie Inspirimi

Jeta është pëlhurë e pastër!

-Bhagvani, mos vallë jeta nuk është vuajtje?
Kjo varet nga ju. Jeta në vetvete është një pëlhurë e pastër, ajo bëhet ashtu siç do të vizatoni ju mbi të. Ju mund të vizatoni vuajtje, ju mund të vizatoni lumturi. Në këtë liri qëndron madhështia juaj. Ju mund të shfrytëzoni lirinë në mënyrë të atillë, që jeta juaj të mbushet me bukuri, bekim, lumturi, me diçka qiellore. Të gjitha këto varen nga ju; njeriu ka liri të plotë.

Ka aq shumë vuajtje për shkak se njerëzit janë budallenj dhe nuk dinë çfarë të paraqesin në pëlhura.

Zgjedhja ju përket juve – këtu qëndron madhështia e njeriut. Kjo është një nga dhuratat më madhështore të Zotit. Asnjë kafshe tjetër nuk i është dhuruar liri, çdo kafshe i është dhënë një program i gatshëm. Të gjitha kafshët duke përjashtuar njeriun, janë të programuara. Qeni është i destinuar të jetë qen për gjithmonë, asgjë tjetër nuk është e mundur, nuk ekziston kurrfarë lirie. AI është programuar, çdo gjë tashmë është vendosur. Mbi të është një vulë, ai do të ndjekë vetëm shtampën: ai do të jetë qen.

Ai nuk ka alternativë, s’mund të ketë kurrfarë zgjedhjeje. Ai është plotësisht qen. Ai është gjallesë plotësisht e fiksuar.

Përveç njeriut gjithçka është programuar.

(Intuita-Osho)