Highlight Storie Inspirimi

Jepi vetës shpresë çdo ditë

shpresë

Jepi vetës shpresë çdo ditë,sepse kështu gjen më të mirën tek vetja. Sa herë që ti e lejon vetën të mendosh atë që të diktojnë njerëzit,kushtet apo rrethanat, ti nuk ndjek atë që dëshiron.

Ti nuk ndjekë dëshirat e tua, por dëshira të marra borxh. Përdore imagjinatën tënde për të vendosur se çfarë dëshiron të mendosh e të bësh.

Kur përdor procesin e krijimit, përdor gjithë mundësitë që ke për të pasur ndjesinë se e zotëron atë që dëshiron, duke i dhënë vetës shpresë.

Rrethoje veten me veshje, fotografi apo objekte të tjera të përshtatshme, të cilat të ndihmojnë ta imagjinosh dhe ndjesh atë që dëshiron.

Bëj gjithçka që mundesh që veprimet e tua të mos bien në kontradiktë me dëshirat që ke. Përdor gjithë mundësinë që të rrethojnë, për të ndjerë sikur e ke atë që dëshiron. Këto janë gjëra të vogla që ti mund t’i bësh me imagjinatën dhe mundësitë që ke, por ato janë jashtëzakonisht të fuqishme.

Shqisat e tua janë gjithashtu një mbështetje. Përdori  ato për të pasur  dhe ndjerë atë që dëshiron. Ndjeje atë  që dëshiron me prekje, me shije, nuhatje, vështroje  dhe dëgjoje atë.

Duhet të dish se, kur ti e ke realizuar pjesën tënde në procesin e krijimit, krijimi është përfundimtar. Ti nuk je më në botën e vjetër, ku nuk mund t’i kishe ato që dëshiroje. Ti je shpërngulur në një botë të re, e cila ka gjithçka që dëshiron, edhe pse akoma nuk i shikon të gjitha.

Të jesh i sigurt se do t’i kesh, prandaj jepi vetës shpresë!