Highlight Modë & Bukuri Shëndeti

Ja ushqimet që parandalojnë rrudhat

plakja


Plakja mund të jetë e frikshme për disa prej nesh teksa fillojmë të shohim  rrudhat që shfaqen një nga një. Ju mund të jeni duke kërkuar për atë burim magjik të rinisë që do t’ju mbajë të rinj përgjithmonë. Njerëzit janë aq të interesuar të qëndrojnë të rinj, sa një sasi e pabesueshme parash hidhen në kremra dhe kirurgji kozmetike, duke e bërë bukurinë një industri multi-miliardë eurosh.

Më poshtë mund të gjeni disa ushqime që parandalojnë rrudhat:

1. Frutat e thara (arra, fëstik, lajthia etj);

Frutat e thara përmbajnë fibra, proteina dhe shumë antioksidantë. Fibrat në frutat e thata janë shumë të mira për lëkurën tuaj. Frutat e thara kanë edhe përmbajtje të lartë të vitamiëns E dhe C.

2. Ushqimet e pasura me Vitamin C;

Konsumi i frutave me vitamin C ndihmon në parandalimin e shfaqjes së rrudhave në lëkurën tuaj.

3. Ushqimet e pasura me Vitamin A;

Ushqimet që përmbajnë vitaminen A ndihmojnë poashtu në parandalimin e shfaqjes së rrudhave.

4. Vaji i ullirit;

Një lëkurë e thatë do të thotë që rrudhat mund të ju shfaqen shpejtë përshkak se lëkura nuk mund të ruajë elasticitetin e saj dhe fillon të lëshohet. Vaji i ullirit ndihmon shumë në këtë aspekt për shkak të vitaminës E dhe A.

5. Ushqimet që përmbajnë potasium;

Potasiumi gjendet në shumë ushqime si fruta dhe perime dhe luan një rol të rëndësishëm në balancimin e qelizave të trupit.