Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Ja si të vetmotivoheni

vetmotivim

Ka mënyra të cilat mund ti përdorni për të motivuar vetën, ato elementët, energjikë në sistemin tuaj që aktivizohen kur përqafoni dikë, kur qeshni, këndoni, kërceni apo vraponi. Kur kënaqeni, kimia e trupit tuaj ndryshon dhe juve ju vijnë vrulle biokimike motivimi dhe energjie.Gjithçka që ju bëni mund të transformohet në diçka interesante dhe të gëzueshme. Mos u përpiqni të dilni jashtë vetes për të kërkuar dicka që ju zbavit. Nuk eksiston gjëkundi.

Është brenda jush. Mundësia që të zbaviteni eksiston brenda sistemit tuaj të energjisë, sinergjia e zemrës  dhe mendjës tuaj.

Aty do ta gjeni.

Përpiquni që të gjeni euforinë e natyrshme që ju duhet për të qëndruar të motivuar.

Nisni duke zbuluar se çfarë po i ndodhë humorit tuaj dhe energjisë tuaj kur qeshni, këndoni, ecni, vraponi, kur përqafoni dikë apo kur përfundoni një punë.

Më pas mbështetini këto përvoja duke i thënë vetës se nuk jeni më të intersuar të bëni ndonjë gjë që nuk është zbavitëse.

Nëse nuk arrini ta shihni menjëherë anën zbavitëse të diçkaje, gjeni një mënyra për ta krijuar atë.

Nëse e keni një detyrë zvabitëse, do ta keni zgjedhur problemin e vetmotivimit. /Unik Portal/