Highlight

  Ja si mund të rritni shanset për të jetuar 100 vjet

By Edone Podvorica

March 02, 2018

 Jetesa deri në 100 vite është rritur bindshëm në Amerikë. Në vitin 2014 SHBA-të kishin 44% më shumë njerëz që kanë kaluar të 100tat se sa që kishte në vitet e 2000ta.

Nëse dëshironi tu bashkoheni atyre, Unik Portal ju sjellë disa këshilla se si të jetoni deri në 100 vite:

UN predikon se në 2050 rreth 3.2 milion njerëz do të jenë 100 vjeçarë ose më shumë, krahasuar me vetëm 316 000 në 2011tën.

Mos hani ushqim të përgaditur jashtë;

65 vjecarët që gatuanin 5 herë në javë kishin 45% më shumë shanse për të jetuar një dekadë më shumë.

Duke u bërë vegjetarian ju ulni shanset për të vdekur herët rreth 12%. Por nëse vazhdoni të hani mish, eleminoni mishin e procesuar si salsicet, proshutat etj. Sepse ata mund të jenë edhe faktor për sëmundje të zemrës dhe kancer.

A keni fituar ndonjë çmim?

Njerëzit që fitojnë ndonjë çmim thuhet se kanë fituar 4 vite jetë ekstra se personat që nuk fitojnë ndonjë çmim.

Pini më shumë çaj të gjelbër, e hani më shumë peshk; Mosha mesatare e vdekjës në Japoni për femrat është 87 vite kurse për meshkujt 80 vite. Pra sikur japonezët ju duhet të filloni të konsumoni më shumë caj të glebër e më shumë peshk.

Një studim i kryer në Japoni me 40 500 njerëz tregoi se personat që pinin rreth 5 gota caj të gjelbër në ditë, kishin shumë më pak rrezik tu paraqitej ndonjë sëmundje e zemrës.

Poashtu ata që konsumonin peshk, dhe që merrnin përqindje më të lartë të Omega-3 jetonin 2.2 vite më shumë.

Ushtroni rreth 150 minuta për javë;

Studimet tregojnë se njerëzit që stërviten rreth 150 minuta në javë do të kenë 4 vjet më shumë.

Bëni seks 2-3 herë në javë;

Një studim tregoi se meshkujt që bënin seks një herë në muaj kishin shumë më shumë rrezik  rreth 45% më shumë për t’iu paraqitur ndonjë sëmundje e zemrës, se ata që bënin seks 2-3 herë në javë.