Highlight Storie Inspirimi

  Ja si mund të rritni shanset për të jetuar 100 vjet

jetë e gjatë

 Jetesa deri në 100 vite është rritur bindshëm në Amerikë. Në vitin 2014 SHBA-të kishin 44% më shumë njerëz që kanë kaluar të 100tat se sa që kishte në vitet e 2000ta.

Nëse dëshironi tu bashkoheni atyre, Unik Portal ju sjellë disa këshilla se si të jetoni deri në 100 vite:

UN predikon se në 2050 rreth 3.2 milion njerëz do të jenë 100 vjeçarë ose më shumë, krahasuar me vetëm 316 000 në 2011tën.

Mos hani ushqim të përgaditur jashtë;

65 vjecarët që gatuanin 5 herë në javë kishin 45% më shumë shanse për të jetuar një dekadë më shumë.

Duke u bërë vegjetarian ju ulni shanset për të vdekur herët rreth 12%. Por nëse vazhdoni të hani mish, eleminoni mishin e procesuar si salsicet, proshutat etj. Sepse ata mund të jenë edhe faktor për sëmundje të zemrës dhe kancer.

A keni fituar ndonjë çmim?

Njerëzit që fitojnë ndonjë çmim thuhet se kanë fituar 4 vite jetë ekstra se personat që nuk fitojnë ndonjë çmim.

Pini më shumë çaj të gjelbër, e hani më shumë peshk;

Mosha mesatare e vdekjës në Japoni për femrat është 87 vite kurse për meshkujt 80 vite. Pra sikur japonezët ju duhet të filloni të konsumoni më shumë caj të glebër e më shumë peshk.

Një studim i kryer në Japoni me 40 500 njerëz tregoi se personat që pinin rreth 5 gota caj të gjelbër në ditë, kishin shumë më pak rrezik tu paraqitej ndonjë sëmundje e zemrës.

Poashtu ata që konsumonin peshk, dhe që merrnin përqindje më të lartë të Omega-3 jetonin 2.2 vite më shumë.

Ushtroni rreth 150 minuta për javë;

Studimet tregojnë se njerëzit që stërviten rreth 150 minuta në javë do të kenë 4 vjet më shumë.

Bëni seks 2-3 herë në javë;

Një studim tregoi se meshkujt që bënin seks një herë në muaj kishin shumë më shumë rrezik  rreth 45% më shumë për t’iu paraqitur ndonjë sëmundje e zemrës, se ata që bënin seks 2-3 herë në javë.