Familja Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Ja si duhet të duket dera e hyrjes e shtëpisë tuaj sipas Feng Shui

Feng Shui

Dera e përparme, ose dera kryesore, është shumë e rëndësishme në Feng Shui, e njëjta vlenë edhe nëse flasim për derën e përparme të një biznesi. Në Feng Shui, shtëpia merr energji, përmes derës së përparme, kështu që dera e përparme  duhet të jetë  e balancuar me çdo gjë që të jap sa më shumë efektin e saj.

Por, si duket dhe ndjehet një derë e hyrjes sipas  Feng Shui?

Këtu janë 5 karakteristika që përcaktojnë një derë të fortë të përparme me Feng Shui të mirë.

Një rrjedhë e pandërprerë, e hapur e energjisë në derën e përparme. Kjo do të thotë që nuk ka kazanë riciklimi, plasaritje të enëve të vjetra me bimë të vdekura ose ndonjë send tjetër që bllokon rrjedhën e energjisë Feng Shui në derën tuaj të hyrjes. Mbani atë të pastër, të freskët dhe të rrjedhshëm, kjo është gjithmonë Feng Shui më i mirë.

Është tejët e rëdnësishme ngjyra që ka dera e hyrjes për në shtëpinë tuaj. Kështu që në mënyrë që të shfrytëzojmë energjinë më të mirë, është e këshillueshme që të zgjidhni një ngjyrë Feng Shui që është në harmoni me elementin e drejtimit të saj,siç është ngjyra e gjelbër.   Për shembull, nëse dera e juaj e përparme është e kthyer kah Lindjea, atëherë ngjyrat më të mira për derën tuaj janë jeshile, kafe, blu dhe të zeza. Ngjyrat më të këqija do të ishin të kuqe, vjollcë dhe portokalli.

Dera e hyrjes duhet të jetë në harmoni të plotë me strukturën  e shtëpisë. Një derë e fortë sipas Feng Shui  është ajo që  ka përmasa të mira në krahasim me shtëpinë. Kjo pikë e thjeshtë shpesh harrohet gjatë rinovimeve në shtëpi, kështu që shpesh mund të shihni dy ose tre shtëpi me dyer të vogla. Kjo mund të ketë qenë e mjaftueshme kur shtëpia ka qenë më e vogël por për një shtëpi të madhe, sigurisht që ju keni nevojë për një derë të madhe.

Feng Shui ka të bëjë me ekuilibrin dhe harmoninë, prandaj sigurohuni që të kontrolloni energjinë e derës tuaj për të  parë nëse po rrjedh energjia Feng Shui Chi  në shtëpinë tuaj. Kjo është mënyra se si e gjithë  mirësia gjen rrugën e saj për në shtëpinë dhe jetën tënde./Unik Portal/